Moti i keq “paralizon” vendin, veriu dhe jugu “në errësirë”

Moti i keq “paralizon” vendin, veriu dhe jugu “në errësirë”

Foto ilustruese TIRANË- Moti i keq që ka përfshirë vendit që prej orëve të para të ditës së djeshme ka shkaktuar situata problematike. Përmbytje, vështirësi në qarkullim dhe mungesë e energjisë elektrike, janë këto disa prej problematikave me të cilat po përballen disa zona nga veriu në jug.  Reshjet intensive gjatë natës në Qarkun e Dibrës kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Skuraj–Burrel, por më shumë probleme ka pasur në Shkopet, që më për më shumë se 3 orë rruga ka qenë e bllokuar pasi inertë dhe gurë janë shembur nga shpati i malit. Probleme raportohen edhe në rrugët rurale të Qarkut të Dibrës ku ka pasur rrëshkitje rruge, rrugë të bllokuara ka pasur dhe mungesë të energjisë elektrike në disa njësi të qarkut si Baz, Ulëz...