Sezoni i dytë i “Piramida”, Bora Zemani zbulon dy kapitenët e rinj

Sezoni i dytë i “Piramida”, Bora Zemani zbulon dy kapitenët e rinj

Këtë të premte, Top Channel ndez përsëri garën dhe adrenalinën me rikthimin e sezonit të dytë të “Piramida”, një prej ‘game-show’-eve më të ndjekur të vitit të kaluar. Spektakli, që u shndërrua shpejt në një fenomen për publikun e të gjitha moshave, rikthehet me surpriza, ritëm më të lartë dhe format të forcuar. Moderatore e programit do të vijojë të jetë Bora Zemani, e cila ishte e ftuar këtë javë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ndau disa detaje ekskluzive nga sezoni i ri. Sipas saj, interesi i publikut këtë vit ka qenë më i madh se kurrë: “Aplikimet janë shumë më të larta se sezoni i kaluar. Çdokush mund të krijojë skuadrën e vet,” u shpreh Bora, duke theksuar se pjesëmarrja e lartë tregon...