Karamuço: Dosjet e SKY ECC po mbahen në sirtarët e prokurorëve

Karamuço: Dosjet e SKY ECC po mbahen në sirtarët e prokurorëve

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar zhvillimet e fundit mbi përdorimin e të dhënave të SKY ECC në proceset penale në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Now”, Karamuço tha se një pjesë e mirë e materialeve të siguruara nga ky sistem ende nuk është zbardhur dhe disa prej tyre mbeten “në sirtarët e prokurorëve”. Sipas tij, hetimet që bazohen në provat e ardhura nga SKY ECC përballen me sfida ligjore, pasi gjykatat kërkojnë që përgjimet të mbështeten edhe me prova të tjera. Kjo është e vështirë sepse komunikimet e koduara i përkasin ngjarjeve të ndodhura rreth 7 vite më parë. “Ne kemi filluar të japim vendimet e para në bazë të SKY ECC. Është një database i madh që vjen nga partnerët ndërkombëtarë. Kemi...