Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Arma i ngeci kur po më qëllonte…” Aredin Behari dëshmon për dy atentatet që i bënë vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj
Ardian Behari: Isha në lokal ulur, te Astrit Merkaj në Fier. Unë isha në katin e parë te lokalit. Lokali ishte me xhama, kishte pamje nga jashtë-brenda. Unë e pash nga jashtë që shpëtova. Isha ulur me Astrit Merkajn dhe me dy persona të tjerë. Ora ka qenë rreth 19.00-20.00. Në atë kohë kam patur një Ford 2002. Personi nuk hyri në lokal, qëndroi te dera që ishte gjysmë e hapur. Nuk hyri sepse u tremb, gjuajti direkt nga xhami. Në atë pozicion qëlloi direkt te unë. Se si më vajti instikti pash personin që po nxirte armën dhe kur i ngeci u ula poshtë tavolinës dhe shpëtova. Qëlluan katër herë, njëri plumb kapi cepin e tavolinës plumbat e tjerë kapën murin. Unë nuk pësova dëmtim...