Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Përmbytjet/ Ushtria vendoset në Lezhë dhe Kurbin, 100 shtëpi nën ujë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i shoqëruar nga prefekti Tauland Malshi, zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e reshjeve dhe masat që do të merren në orët në vijim. Në Bashkinë e Lezhës janë evakuuar 4 familje, të strehuara në konviktin e shkollës profesionale. Në lagjen “Sake” disa banesa mbeten të rrezikuara, por ndërhyrja kërkon miratim nga Ministria, pasi zona është e mbrojtur. Situatë kritike paraqitet edhe në Kallmet, ku rezervuari ka arritur nivelin maksimal. Probleme raportohen edhe në Dragushë e Dajç, ku kanalet e ujërave të larta mund të shkaktojnë përmbytje nëse reshjet vazhdojnë. Në Kurbin është evakuuar një familje në fshatin Gjorm, ndërsa në Mirditë situata është më e qetë, me rrëshqitje dhe prani inertesh në...