Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
12 vite burg për vrasësin e Stiven Toshkëzit, familjarët reagojnë ashpër në gjykatë, shoqërohen në Polici
Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkëzi TIRANË-Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi I Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie. Ulja e dënimit ka shkaktuar tension në gjyq, ku policia ka bërë shoqërimin në komisariat të familjarëve të të ndjerit Stiven Toshkesi. Aktualisht në komisariat ndodhen nëna e të riut Toshkesi, vëllai dhe kunata. Fajtor për "moskallëzim krimi” është shpallur edhe Ensi Maze, miku i Hoxhajt, i cili ishte gjithashtu prezent në momentin e vrasjes të të riut. 20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill 2024 në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra....