Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Moti i keq godet vendin, të paktën 110 banesa të përmbytura, Dibra, Korça dhe Mirdita pa drita
PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Moti i keq ka goditur vendin dhe reshjet e shiut priten të vijojnë deri më 22 nëntor. Deri tani raportohet për të paktën 110 banesa me prani uji në Durrës dhe Lezhë. Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Edhe në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi. DEKLARATË PËR SHTYP MBI SITUATËN E MOTIT Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile në të gjithë vendin po vijojnë punën për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit. Në disa zona janë shënuar problematika, ndërsa në shumicën e qarqeve situata paraqitet e stabilizuar. Qarku Dibër Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e...