Zv/kryeministrja Balluku tregon situatën e krijuar nga moti i keq në mbarë vendin

Zv/kryeministrja Balluku tregon situatën e krijuar nga moti i keq në mbarë vendin

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka treguar situatën e krijuar nga moti i keq në vend dhe për masat e marra. ”Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, veçanërisht zonat veriore dhe verilindore. Strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar maksimalisht në monitorimin dhe menaxhimin e situatës, me ekipe të ngritura në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme”,-shkruan Balluku. Postimi i plotë RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NGA MOTI I KEQ DHE MASAT E MARRA NGA STRUKTURAT E MIE (Ora 13:00) Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, veçanërisht zonat veriore dhe verilindore. Strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë...