Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Aeroplani kinez “C919” bën debutimin në Lindjen e Mesme në Ekspozitën Ajrore të Dubait 2025
Kjo veprimtari pesëditore filloi të hënën në “Dubai World Central” dhe është një nga ekspozitat më të rëndësishme aerohapësinore në botë, me shfaqje mahnitëse të teknologjisë dhe pajisjeve të përparuara të aviacionit. Edicioni i sivjetshëm, me temën “E ardhmja është këtu”, ka shënuar një rekord të ri për përmasat këtë vit, duke tërhequr më shumë se 1 500 kompani aerohapësinore dhe të mbrojtjes nga 47 vende e rajone, ndërsa numri i vizitorëve pritet të arrijë në 148 000. Për herë të parë, dy nga avionët reaktivë “C919” të Kinës po shfaqen në këtë ekspozitë ajrore, së bashku me një avion “C909”. Një “C919 ” në ekspozitë, një model me konfigurim me tre klasa dhe 164 vende, nga “China Southern Airlines”, ka një dizajn të brendshëm unik me “elegancë orientale” të krijuar për të...