Zelensky në Madrid, takim me Mbretin Felipe VI dhe udhëheqësit politikë spanjollë

Zelensky në Madrid, takim me Mbretin Felipe VI dhe udhëheqësit politikë spanjollë

Bota E Martë, 18 Nëntor 2025 13:33 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë takimesh zyrtare në Madrid, në kuadër të vizitës së tij të tretë zyrtare në Spanjë. Kreu i shtetit ukrainas u takua më herët me presidenten e parlamentit spanjoll, Francina Armengol, si dhe me presidentin e Senatit, Pedro Rollán. Vizita nisi në ndërtesën e Congreso de los Diputados, Dhomën e Ulët të parlamentit, ku Zelensky u prit nga drejtuesit institucionalë dhe diskutoi mbi bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen e Madridit ndaj Kievit. Më pas, ai zhvilloi takime me përfaqësues të industrisë së mbrojtjes. Gjatë pasdites, Zelensky pritet të pritet zyrtarisht nga Mbreti Felipe VI i Spanjës, si dhe nga kryeministri Pedro Sánchez në Pallatin Mbretëror. Ndërsa nuk priten nënshkrime marrëveshjesh të...