Lumi Drojë del nga shtrati, përmbyten disa banesa në Kurbin, rrugët kthehen në ‘lumenj’

Lumi Drojë del nga shtrati, përmbyten disa banesa në Kurbin, rrugët kthehen në ‘lumenj’

kurbin KURBIN- Reshjet e shiut kanë vërshuan edhe në Bashkinë e Kurbinit, ku raportohen probleme në banesa dhe qarkullimin e rrugëve. Vërshimi i ujërave malorë ka përmbytur banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa raportohen përmbytje në Gjorm dhe Zheje. Lumi Drojë ka dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje të disa banesave në tre lagje të fshatit Drojë. Ndërkohë, moti i keq ka dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, duke sjellë mungesë energjie kryesisht në fshatra. Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë Kurbin, Mailinda Cara, ka deklaruar se mjetet dhe ekipet e bashkisë ndodhen aktualisht në terren, ndërsa deklaroi se situata është nën monitorim,  “Reshjet kanë qenë me intensitet të lartë. Reshje të shumta në kohë shumë të shkurtër. Një ndër zonat problematike është në...