Nesër nis rrugëtimi, izolohen banorët e ”Big Brother Kosova Vip 4”

Nesër nis rrugëtimi, izolohen banorët e ”Big Brother Kosova Vip 4”

Showbiz E Diel, 16 Nëntor 2025 21:23 Një ditë para nisjes së ”Big Brother Kosova Vip 4”, tensioni dhe pritshmëria janë rritur ndjeshëm. Spektakli që starton nesër ka hyrë tashmë në fazën e tij më të ndjeshme: izolimin e banorëve. Pjesëmarrësit e këtij edicioni janë izoluar dhe po qëndrojnë të shkëputur nga çdo kontakt me botën e jashtme, një procedurë standarde që paraprin hyrjen e tyre në shtëpinë më të famshme në vend. Ky hap sinjalizon se gjithçka është gati për nisjen e sezonit të ri, i cili pritet të tërheqë vëmendjen e publikut që në momentet e para. Me banorët tashmë të izoluar dhe produksionin në përgatitjet finale, atmosfera rreth “Big Brother VIP Kosova” po bëhet gjithnjë e më elektrizuese.