Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rriten tensionet mes Trump dhe Marjorie Taylor Greene, deputetja sfidon presidentin: Publikoni të gjitha dosjet e Epstein
Deputetja amerikane Marjorie Taylor Greene theksoi sërish kërkesën e saj për publikimin e të gjitha dosjeve mbi Jeffrey Epstein, pas akuzave të presidentit Donald Trump, i cili e quajti atë “tradhtare” dhe tha se nuk e mbështet më. Në një intervistë për CNN, Greene tha se megjithëse ende mbështet Trumpin si president, nuk pajtohet me përpjekjet e tij për të mbajtur dosjet e Epstein të mbyllura. Ajo shtoi se fjalët e Trumpit mund të rrezikojnë sigurinë e saj personale. Tensionet mes Greene dhe Trump u përshkallëzuan ditët e fundit, teksa deputetja kërkoi që Departamenti i Drejtësisë të publikojë të gjitha dokumentet për financierin e ndjerë dhe të dënuar për krime seksuale. Trump e ka mohuar çdo lidhje të paligjshme me Epstein dhe ka thënë se...