Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Studiuesit: Shfryrja e zemërimit nuk funksionon, madje mund ta përkeqësojë
Ideja se “shfryrja” e zemërimit na qetëson është e përhapur prej vitesh. Shumë e krahasojnë me një tenxhere presioni që duhet të lëshojë avull për të mos shpërthyer. Por një rishikim i madh shkencor i vitit 2024 tregon se kjo metaforë është e gabuar. Sipas një meta-analize të realizuar nga studiuesit e Universitetit Shtetëror të Ohajos, e cila përfshiu 154 studime dhe mbi 10.000 pjesëmarrës, shfryrja e zemërimit nuk ul emocionin – në shumë raste e rrit atë, shkruan ScienceAlert. “Është shumë e rëndësishme të hedhim poshtë mitin se kur je i zemëruar duhet patjetër të shfrysh,” tha autori kryesor i studimit, shkencëtari i komunikimit Brad Bushman. “Ideja e katarsisit tingëllon mirë, por nuk ka prova shkencore që funksionon.” Zemërimi nuk duhet injoruar, por as...