Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Irlanda eliminon Hungarinë dhe gëzon Shqipërinë
Rezultate të tjera janë mësuar këtë të dielë. Hungaria mori një disfatë në fundin e takimit kundër Irlandës, e cila në mënyrë spektakolare përmbysi skuadrën e Marco Rossit 2-3. Me këtë fitore, Irlanda ka siguruar pjesëmarrjen në fazën play off të Boërorit 2026, ndërsa Hungaria e mbyll ëndrrën për në Kupën e Botës. Nga ana tjetër kjo fitore e Irlandës shërben edhe si një asist për Shqipërinë, pasi me këtë rezultat, kuqezinjtë janë një hap larg vazos së dytë. E vetmja gjë që i duhet Shqipërisë është që në mbrëmje një mrekulli, pra një rezultat pozitiv ndaj Anglisë dhe që Islanda të mos humbasë kundër Ukrainës. Edhe Portugalia preu biletën për herë të 6-të radhazi në Kupën e Botës edhe pse jo me kapitenin Ronaldo...