Trump, “luftë” me aleaten/ Presidenti sulmon kongresmenen amerikane: Tradhtare, është turpi i republikanëve

Trump, “luftë” me aleaten/ Presidenti sulmon kongresmenen amerikane: Tradhtare, është turpi i republikanëve

Marrëdhënia mes Donald Trump dhe kongresmenes republikane Marjorie Taylor Greene ka hyrë në pikën e ngrirjes totale. Dy figurat e rëndësishme të kësaj force politike, që dikur ishin aleatë të pathyeshëm, por tani janë përplasur publikisht, duke çelur një konflikt të ri brenda Partisë Republikane. “E çmendur! Nuk i kthej më telefonatat… nuk e duroj dot”, citohet të ketë thënë Trump, i cili shpërtheu kundër Greene në një seri postimesh duke e quajtur më pas “tradhtare”. “S’bën gjë tjetër veçse ankohet”, shkroi presidenti. Ai pretendoi se Greene është tërbuar ndaj tij vetëm sepse i ka thënë se nuk duhet të kandidojë për guvernatorë apo senatore në Georgia. “Ajo i thotë njerëzve që jam i keq pse nuk i kthej telefonatat. Nuk mund të marr çdo...