Kërkohet largimi i Edi Ramës, PD protestë të hënën në orën 18:00 para Kryeministrisë

Kërkohet largimi i Edi Ramës, PD protestë të hënën në orën 18:00 para Kryeministrisë

Socialistët e përjashtuan Sali Berishën nga Parlamenti, por kryetari i PD ka gjetur mënyrën për t’u dëgjuar në foltore, jo të Kuvendit, por poshtë zyrës së Edi Ramës. Të hënën në orën 18:00 Partia Demokratike nis serinë e protestave para Kryeministrisë. Me sloganin “Për familjen, për ekonominë, për demokracinë”, opozitarët do të kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Ky tubim ishte paralajmëruar prej kohës nga Sali Berisha, i cili e ka quajtur foltore të qytetarëve për të denoncuar padrejtësitë, që sipas tij opozitarëve nuk u lejohen që t’i artikulojnë në Kuvend. Mësohet se protesta do zhvillohet çdo të hënë dhe do të jetë e ngjashme me tubimet që u zhvilluan para Bashkisë së Tiranës. Protesta e së hënës pritet të zgjasë më pak se dy...