Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kush janë “të fortët” që vunë tritol në Kamëz: Mes tyre ish-oficeri i Operacionales, Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn
foto ilustrim: Kamez-Jeton Lami dhe ervis martinaj TIRANË- Shpërthimi me eksploziv, i vendosur një ditë më parë ndaj një biznesi për gjobëvënie në Kamëz, ka për autorë emra të njohur për policinë. Një nga persona e arrestuar është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami dhe tjetri, E. Lami, i dyshuar për vrasjen e postierit Lulëzim Visha. Jeton Lami ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij. Jeton Lami shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj gjatë kohës që ishte në detyrë si agjent i Operacionales, duke bërë që i shumëkërkuari i drejtësisë t'i shmangej kontrolleve që bëheshin për lokalizimin e tij. Ai është u shpall fajor pasi u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën, sepse në vend që t'i hidhte prangat Ervis...