Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ukraina kërkon shkëmbimin e qindra të burgosurve me Rusinë
Bota E Diel, 16 Nëntor 2025 11:55Fotografi ilutruese nga një shkëmbim i mëparshëm i të burgosurve ukrainas me ata rusë, në tetor të këtij viti. Ukraina po punon për të rifilluar shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke shpresuar për lirimin e 1.200 ukrainasve, thanë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe shefi i Këshillit të Sigurisë së tij. “Ne … po llogarisim në rifillimin e shkëmbimeve”, tha Zelensky në një video të postuar të dielën në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Shumë takime, negociata dhe telefonata tani i janë kushtuar kësaj”. Shefi i tij i sigurisë, Rustem Umerov, tha të shtunën se ai kishte zhvilluar konsultime në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e partnerëve të Kievit, për të rifilluar procesin e shkëmbimeve. “Si rezultat...