“E çmendur histerike”/ Përplasje e ashpër mes Trump dhe aleates së tij të vjetër Marjorie Taylor Greene

“E çmendur histerike”/ Përplasje e ashpër mes Trump dhe aleates së tij të vjetër Marjorie Taylor Greene

Një përplasje e fortë publike ka shpërthyer mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kongresmenes republikane Marjorie Taylor Greene, duke sinjalizuar prishjen e një aleance të gjatë mes presidentit dhe një prej mbrojtëseve më të zëshme të tij . Të premten, Trump e quajti Greene “të çmendur” në postime në rrjetet sociale dhe tha se ajo duhet të lirojë vendin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Të shtunën, ai e cilësoi madje si “tradhtare”. Greene, ditët e fundit, ka vënë në dyshim nëse Trump po vendos ende “Amerikën të parën” dhe ka kritikuar mënyrën se si ai ka menaxhuar dosjet e Jeffrey Epstein. Përplasja vjen në një kohë kur Dhoma e Përfaqësuesve pritet të shqyrtojë nëse dosjet do t’i bëhen publike. “Gjithçka që shoh nga ajo...