Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
E tmerrshme: Si e dogjën trupin e gjyshit tim, disave u humbi mendja kur e shikonin se si lëvizte trupi nga djegia
Nga: Dashnor Kaloçi “Pas këtij momenti, sapo u largua Bardha, në prezencë të gjithë mirditorëve të atyre fshatrave që i kishin sjellë me detyrim, kufomën e gjyshit tim, Frrokut, e spërkatën me një bidon vajguri dhe i vunë flakën duke i terrorizuar të gjithë të pranishmit. Thuhet dhe ka njerëz ende gjallë që kanë qenë prezent aty, disave u humbi mëndja kur shikonin se si digjej kufoma e Frrok Mëlyshit dhe se si lëvizte trupi nga djegia. Kur u shua zjarri, një nga oficerët, nxorri lekët nga xhepi dhe i tha njërit aty, që të shkonte dhe të blinte edhe një bidon vajguri, pasi e solli ai, ia rivunë edhe njëherë flakën. Ka ende burra gjallë sot në Mirditë që e kanë parë atë skenë”!...