Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kërcënim për bombë në kanalin televiziv të njohur në Francë, evakuohet stafi
Një situatë emergjente detyroi kanalin informativ francez BFMTV të ndërpresë transmetimin live të shtunën, pasi një kërcënim për bombë shkaktoi evakuimin e menjëhershëm të studios në Paris. Sipas mediave franceze, rreth orës 14:27 një email kërcënues i dërguar përmes platformës zyrtare moncommissariat.fr njoftonte se në godinën e televizionit ishte vendosur një mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu kontrolle të detajuara sigurie. BFMTV e konfirmoi incidentin edhe në rrjetin X, duke bërë të ditur se programet e tyre, si edhe ato të kanaleve partnere RMC dhe BFM, do të pezulloheshin përkohësisht. Gjatë ndërprerjes, në ekran u transmetuan vetëm materiale të regjistruara. Pas rreth dy orësh verifikimesh, në orën 17:52 televizioni rifilloi transmetimin normal. Autoritetet po hetojnë origjinën e kërcënimit...