Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
VV pa aleatë? AAK thyen çdo mundësi bashkëpunimi
Kosova E Shtunë, 15 Nëntor 2025 20:52 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka refuzuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për formimin e qeverisë së re, si dhe njofton se nuk do të votojë për Glauk Konjufcën si kryeministër. Vetëvendosja dështoi të sigurojë shumicën më 26 tetor, kur Albin Kurti nuk mori mjaftueshëm vota në Kuvend për të formuar qeverinë. Presidentja Vjosa Osmani i ka besuar mandatin Glauk Konjufcës, i propozuar nga Vetëvendosje, ndërsa afati për dorëzimin e listës së qeverisë pritet të skadojë së shpejti. Megjithë ftesën për bashkëpunim nga Vetëvendosje, në takimin e sotëm AAK ka mbajtur qëndrim të prerë: nuk pranon koalicion dhe insiston që zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme për zgjidhjen e krizës politike. Sipas...