Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore
Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump në orët e vona të së premtes, 14 nëntor, i cili përfshin mbi njëqind produkte. Një lëvizje e diktuar edhe nga presioni që populli amerikan po ushtron mbi administratën e tij për shkak të rritjes së fortë të kostos së jetesës. “Shumë nga marrëveshjet tregtare të shpallura dhe negociatat në zhvillim përfshijnë vende që prodhojnë sasi të konsiderueshme të produkteve bujqësore që nuk kultivohen ose nuk prodhohen në sasi të mjaftueshme në Shtetet e Bashkuara”, lexohet në shënimin e shpërndarë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë. Për këtë arsye, ato do të përjashtohen nga koncepti i “tarifave reciproke” të...