Berisha thirrje shqiptarëve: Duhen protesta! Rruga e vetme drejt votës së lirë

Berisha thirrje shqiptarëve: Duhen protesta! Rruga e vetme drejt votës së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se narko-regjime si ai që është në pushtet në Shqipëri, mund të rrëzohen vetëm si në Nepal. Ai u shpreh se rruga e vetme drejt votës së lirë, janë vetëm protestat. “Të ngrihemi në protesta dhe vetëm protesta, ndryshe farsa e ardhshme elektorale nuk do të jetë më 52% Rama, por 62 ose 68%.Nuk kemi rrugë tjetër përveçse të ngrihemi e të përballemi me këtë qeveri deri në votën e lirë”, ka thënë ndër të tjera Berisha.