Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rrogozhinë, ku një fëmijë 2-vjeçar është goditur nga një automjet dhe ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2, kur shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, goditi të miturën gjatë kthimit të automjetit në rrugën e lagjes. 24-vjeçari është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. gijotina.com/