Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Standard i barabartë”/ Ministrja Koçiu, takim me trupën zjarrfikëse të Fierit: Ky është objektivi ynë
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim pune me trupën zjarrfikëse të Fierit, në Stacionin e ri të Zjarrfikësve, një prej modeleve më të mira në vend për infrastrukturën dhe shërbimin operativ. Ky inspektim bëhet në kuadër të turit kombëtar të takimeve me të gjitha ekipet zjarrfikëse në bashkitë e vendit, për të evidentuar nevojat dhe për të forcuar kapacitetet e MZSH. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Koçiu theksoi rëndësinë e ngritjes së standardeve të unifikuara në të gjitha bashkitë dhe krijimin e një trupe të motivuar e të trajnuar sipas protokolleve bashkëkohore. “Kemi nisur një tur takimesh me të gjithë ekipet zjarrfikës në të gjithë vendin. Stacioni zjarrfikës në Fier është model, si për infrastrukturën ashtu edhe për trupën. Fatkeqësisht, jo...