Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Konjufca drejt dështimit? Po skadon afati kushtetues, pasuesi i Kurtit nuk i ka votat për qeverinë e re
Kosova E Shtunë, 15 Nëntor 2025 14:31 Vetëm katër ditë para përfundimit të afatit kushtetues për formimin e qeverisë së re nga mandatari i dytë, Glauk Konjufca, situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar. Sipas mediave në Prishtinë, Konjufca – i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje pas dorëheqjes së Albin Kurtit – ende nuk ka siguruar shumicën parlamentare për të votuar kabinetin e tij qeveritar. Ndërkohë, subjektet kryesore opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë bërë të qartë se nuk do ta mbështesin Konjufcën për postin e kryeministrit, duke e lënë procesin politik drejt një dështimi të mundshëm. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, deklaroi se LDK nuk do të japë votë për qeverinë e re të Vetëvendosjes: “S’ka votë për Lëvizjen Vetëvendosje. Zgjidhjen e...