Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
9 muaj në izolim, Veliaj kërkesë Gjykatës së Posaçme: Ende nuk më është vënë në dispozicion asnjë faqe nga dosja
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme një kërkesë zyrtare, ku kërkon t’i garantohet e drejta kushtetuese për t’u njohur realisht dhe efektivisht me aktet e dosjes ndaj tij. Prej më shumë se 9 muajsh në paraburgim, Veliaj nuk është lejuar të lexojë asnjë faqe të dosjes, pasi: – USB-ja e dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në kushtet e sigurisë së burgut; – gjykata nuk i ka vënë në dispozicion një kopje fizike të materialeve; – aktet e depozituara në gjykatë nuk përputhen me ato të dorëzuara në USB nga prokuroria. Sipas kërkesës së Veliajt, kjo përbën një cenim të rëndë të së drejtës për mbrojtje efektive dhe një shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 31 të Kushtetutës dhe...