’21 mijë euro, e rregullojmë’! 40-vjeçari i dënuar me burg mashtron qytetarin për letra amerikane

’21 mijë euro, e rregullojmë’! 40-vjeçari i dënuar me burg mashtron qytetarin për letra amerikane

PAMJE NGA ARRESTIMI TIRANË-Ahmet Bellahu, 40 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi mashtronte qytetarët se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, në këmbim të një shume prej 21 mijë eurosh. Bellahu rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës, e cila në vitin 2024 dha vendimin për 6 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda për 40-vjeçarin. Njoftimi i policisë: I mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, kapet 40-vjeçari i dënuar me 6 vjet burgim për këtë krim. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë...