U qëllua me 10 plumba në atentatin ku u vra Gilmando Dani, ndërron jetë agjenti i AMP

U qëllua me 10 plumba në atentatin ku u vra Gilmando Dani, ndërron jetë agjenti i AMP

TIRANË- Muçi Shaljani, agjent i Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndërruar jetë 5 ditë pas atentatit mesditën e 11 nëntorit pranë Aeroportit të Rinasit. Shaljani ndodhej prej 5 ditësh në intubim në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mbeti i plagosur me 10 plumba, 2 në kokë dhe 8 në trup, në atentatin ku u ekzekutua Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit. Agjenti i AMP-së, ishte shofer në mjetin tip 'Benz' me pasagjer Danin ku u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi sapo dolën nga aeroporti i Rinasit. "Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës.", njofton policia....