Pas finalizimit me Italinë, Rama: Po punohet për njohjen e pensioneve me Greqinë

Pas finalizimit me Italinë, Rama: Po punohet për njohjen e pensioneve me Greqinë

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria po punon për njohjen e pensioneve me Greqinë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për shqiptarët që kanë punuar jashtë vendit. Rama shpjegoi se njohja e pensioneve është problem i madh për të gjithë ata që kanë punuar jashtë, veçanërisht në Greqi. ”Kur kthehen në Shqipëri dhe shohin pensionin e tyre, shumë prej tyre hasin vështirësi, sepse sistemi i pensioneve në vendin tonë është më i dobëti, sepse nuk ka pasur kontributorë”, tha Rama. Ai shtoi se kjo krijon një boshllëk të madh, pasi aktualisht fondi i pensioneve mbështetet kryesisht tek ata që janë aktivë dhe paguajnë sigurime. Rama theksoi se njohja e pensioneve me Italinë është realizuar, ndërsa tani po punohet për të njëjtën gjë...