Gjiganti italian dhe KAYO nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët

Gjiganti italian dhe KAYO nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët

Gjatë samitit ndërqeveritar Itali-Shqipëri të mbajtur një ditë më parë në Romë, nën drejtimin e Kryeministres së Italisë Giorgia Meloni dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kompanitë Fincantieri dhe KAYO firmosën një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët (JV) që do të merret me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve në Shqipëri. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Pierroberto Folgiero, CEO dhe Drejtor i Përgjithshëm i Fincantieri, si dhe Ardi Veliu, CEO i KAYO-s. Sipas marrëveshjes, sipërmarrja e përbashkët do të shërbejë si kontraktori kryesor për projektet e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së mjeteve detare për tregun shqiptar. Për projektet e destinuara për eksport, JV-ja do të ketë kapacitetin të ndërtojë anije deri në 80 metra gjatësi dhe 800 ton zhvendosje. Në...