Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Do rriten pagat edhe në sektorin privat”, Rama: Nuk do rrisim asnjë taksë
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur dëgjesat publike për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë, ku gjatë një takimi me banorët e njësisë 2 në kryeqytet, rikonfirmoi se nga 1 janari rroga minimale do të ndryshojë dhe do jetë 500 euro, kurse deri në fund të mandatit do shkojë deri në 700 euro. Kreu i qeverisë deklaroi po ashtu se pagat do të rriten jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat. Rama siguroi qytetarët se nuk do të ketë rritje të taksave dhe deri në vitin 2029 biznesi i vogël do të ketë zero tatim mbi fitimin. “Nga janari paga minimale rritet në 500 euro, nuk do jetë rritja e parë, do jetë një rritje siç e kemi të thënë...