Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ministri Lamallari takon avokatët për Kodin e ri Penal: Presim propozime konkrete, jo komente gjeneraliste
Procesi i hartimit të Kodit të ri Penal vijon me tryezat konsultuese. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një takim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ku kërkoi nga avokatët një rol thelbësor në finalizimin e draftit. Ministri Lamallari theksoi se procesi nuk është i mbyllur, por synon një debat profesional të hapur dhe gjithëpërfshirës për të modernizuar politikën penale të vendit. Lamallari u shpreh se drafti i ri ka për qëllim të forcojë proporcionialitetin e dënimeve, të rrisë qartësinë dispozitive dhe t’i japë sistemit penal mjete efektive dhe moderne. Një nga objektivat kryesorë është harmonizimi me acquis communautaire dhe praktikat evropiane, në përputhje me objektivin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një shtyllë kyçe, ku kërkohet kontributi i avokatëve, është grupi i veprave penale që...