Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Asnjë rritje taksash në 2026-ën”, Malaj: Rishikim në 2 vitet e ardhshëm
“Edhe këtë vit Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar heqjen e përjashtimeve dhe lehtësive tatimore për bizneset. Por Ministria e Financave ka konfirmuar se për vitin 2026 nuk do të ketë asnjë ndryshim në taksa”. Në konferencën e përbashkët për media të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, FMN nënvizoi edhe njëherë faktin se duhet të eliminohen përjashtimet fiskale. “Paketa fiskale për vitin 2026 nuk parashikon rritje të taksave apo ndryshime tatimore. Normat tatimore do të rishikohen për një periudhë 2 vjeçare, dhe ato të cilat do të jenë në linjë me legjislacionin e Bashkimit Europian do të ndryshojnë duke u përafruar me kërkesat e Be në fund të procesit për anëtarësim” Përfaqësuesja e FMN u pyet edhe mbi qëndrimin lidhur me...