Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Merz bisedë telefonike me Zelenskyn, kërkesa për presidentin: Ndalo udhëtimin e të rinjve ukrainas drejt Gjermanisë
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku i ka kërkuar që të ndalojë udhëtimin e të rinjve ukrainas drejt Gjermanisë. Në shtator, vendet e Bashkimit Evropian regjistruan 79,205 refugjatë ukrainas, numri më i lartë mujor që nga gushti i vitit 2023, sipas Eurostat. Agjencia e BE-së ia atribuoi këtë vendimit të marrë në gusht për t’u lejuar burrave të moshës 18 deri në 22 vjeç të drejtën për të kaluar kufirin lirisht. Më shumë se 1.2 milion refugjatë ukrainas – 28.3% e totalit të BE-së – aktualisht janë të strehuar në Gjermani, tha agjencia Top Channel