Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
SHBA i shet avionë Tajvanit, edhe pse njeh Pekinin, Uashingtoni është mbështetësi kryesor ushtarak i ishullit që rrezikohet nga Kina
Shtetet e Bashkuara miratuan shitjen e avionëve luftarakë dhe pjesëve të tjera të avionëve ndaj Tajvanit. Transaksioni prej 330 milionë dollarësh është i pari që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën në janar, duke marrë falënderime nga Taipei, e nga Pekini zemërim. “Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e marrësit për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ruajtur gatishmërinë operacionale të flotës së tij të avionëve F-16, C-130 dhe avionëve të tjerë”, tha Pentagoni në një deklaratë. Sipas Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes marrëveshja parashikon furnizimin me pjesë dhe materiale riparimi për avionët F-16, transportuesit C-130, si dhe për avionët e prodhuar në Tajvan. Paketa përfshin gjithashtu shërbime teknike dhe mbështetje logjistike. “Shitja e propozuar është në përputhje me...