Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nuk u paraqit sot në SPAK për çështjen e 21 janarit, reagon Berisha: Dokumenti për thirrje nuk më është dorëzuar
Kreu i opozitës, Sali Berisha në një konferencë për gazetarët, shpjegoi se pse ai nuk ishte paraqitur sot në SPAK për çështjen e 21 janarit. Kryedemokrati tha se fletëthirrja nuk i është dorëzuar. Ndërkohë Berisha kujtoi se ai ka qenë i pari që ka kërkuar që për 21 janarin të kryhet një hetim i plotë. “E kam faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrjeje, nga çdo institucion institucioni. Nuk ka lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe s’do ketë kurrë. Ata që e bëjnë veten bashkëpunëtorë në një propagandë banale. Sepse posta kur niset, ligji është të dorëzohet, atij që i dorëzohet i merret firma dhe unë kudo kam njerëz të përgjegjshëm, të cilët nuk mund të ndodhë që një dokument mos të ma japin...