Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Do dënohet për këtë krim”/ Berisha nuk paraqitet në SPAK, reagon gazetari: Ai e di, që e pret komunikimi i akuzës
Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berisha nuk do të shkojë kurrë vullnetarisht në SPAK për të dhënë sqarime për krimin shtetëror të 21 janarit, por do të merret me forcë nga autoritetet. Në një intervistë televizive, gazetari që mbeti i plagosur gjatë protestës kur u vranë 4 protestuesit më 21 janar 2011, tha se Berisha është thirrur jo thjesht si një person që ka dijeni për ngjarjen, por si person në hetim. Mahmutaj u shpreh gjithashtu se Berisha do të dënohet për këtë krim, pasi siç shtoi ai, nuk ka nevojë për asnjë deklarim, duke marrë parasysh që kamerat kanë filmuar gjithçka ka ndodhur atë ditë. “Berisha e ka bërë institucion dhunën kur ka qeverisur vetë dhe tani mbështetet në gjithçka mbi dhunë. Berisha nuk...