Armëpushimi në Gaza, Hamasi i dorëzon trupin e një pengu tjetër Izraelit

Armëpushimi në Gaza, Hamasi i dorëzon trupin e një pengu tjetër Izraelit

Hamasi i dorëzoi të martën Kryqit të Kuq trupin e një prej katër pengjeve të fundit të mbetura në Rripin e Gazës, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin. Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi se ushtria kishte marrë arkivolin që mbante trupin, i cili do të ekzaminohet nga mjeku ligjor për ta identifikuar atë. Sipas kushteve të marrëveshjes që hyri në fuqi më 10 tetor, pas pothuajse dy vitesh lufte në Gaza, Hamasi duhej t’i dorëzonte Izraelit të gjithë trupat e pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor 2023. Deri më sot, trupat e katër personave, tre izraelitë dhe një tajlandez, ende nuk janë kthyer. Top Channel