Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Redaktuan gabim fjalimin e Trump, BBC i kërkon falje presidentit, por refuzon të paguajë kompensim financiar
BBC i ka kërkuar falje Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për një episod të Panorama i cili bashkonte pjesë të një fjalimi të tij duke ndryshuar kontekstin e fjalëve të shefit të Shtëpisë së Bardhë, por hodhi poshtë kërkesat e tij për kompensim financiar. Korporata shtoi se nuk do ta transmetonte më programin. Avokatët e Trump kanë kërcënuar të padisin BBC-në për 1 miliard dollarë dëmshpërblim, nëse korporata nuk lëshon një tërheqje, nuk kërkon falje dhe nuk e kompenson atë. Kërkesa për falje vjen pasi një klip i dytë i montuar në mënyrë të ngjashme, i transmetuar në Newsnight në vitin 2022, u zbulua nga Daily Telegraph. Një zëdhënës i BBC tha: “Avokatët e BBC-së i kanë shkruar ekipit ligjor të Presidentit Trump në përgjigje...