Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Më pak lekë dhe të kënaqur, buxheti i Presidencës 14 milionë lekë më i vogël se në 2025-ën
Në një kohë kur të gjitha institucionet kërkojnë pa përjashtim fonde shtesë, presidenca bëri përjashtim. Megjithëse me një buxhet prej 14 milion lekë më pak në 2026, Valbona Lusha sekretare e përgjithshme e presidencës nuk u ankua. Por Genta Sula, kreu Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit i tha komisionet të ligjeve se institucionet nuk duhen trajtuar njësoj pa diferencime preferenciale. Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës e ilustroi kërkesën për më shumë fonde kur tha në godinën e këtij autoriteti 35 zonja mund të përdorin vetëm një tualet. Top Channel