Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rama: Ende nuk e kam një bir politik që të më zëvendësojë
Duke iu referuar figurës së Fatos Nanos, kryeministri Edi Rama e cilësoi atë si babin e tij politik, ndërsa pranoi se ende nuk e ka një bir politik që ta zëvendësojë. Sokol Balla: Pyetja ime është që tani që ju jeni kryetar i PS që prej 25 tetorit 2005, kam patur fatin t’ju bëj intervistën e parë atëherë menjëherë pas kongresit, pra pas 20 vitesh ju jeni babai politik i PS-së. Edi Rama: S’e kam një bir që të më ”vrasë” për momentin. Sokol Balla: Keni apo s’keni. Edi Rama: Jo s’e kam një bir politik që të më vrasë për momentin flas. Sokol Balla: Pse ku është? Edi Rama: S’e kam.