Irlanda nis hetimin ndaj X të Elon Musk për moderimin e përmbajtjes

Irlanda nis hetimin ndaj X të Elon Musk për moderimin e përmbajtjes

Mbikëqyrësi i medias në Irlandë thotë se do të hetojë nëse njerëzit mund të kundërshtojnë vendimet e moderimit të përmbajtjes, të marra nga platforma e mediave sociale X e Elon Musk. Coimisiún na Meán tha se do të testojë nëse njerëzit mund të apelojnë vendimet e X për të mos hequr përmbajtje që duket se shkel kushtet e shërbimit të platformës, nëse njerëzve u njoftohet rezultati i raporteve që kanë bërë dhe nëse X ka një mekanizëm të lehtë për t’u qasur për trajtimin e ankesave. Rregullatori tha se ka shqetësime se X po shkel Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) të Bashkimit Evropian, i cili kërkon që përdoruesit të kenë qasje në një “sistem efektiv të brendshëm për trajtimin e ankesave”, ku ata mund të...