Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Vrasja e Gilmando Danit përcjell mesazh!”/ Gazetari: Skuadra kryen atentate të frikshme me rendimet 100%, nuk i druhet policisë
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Now” me Thimi Samarxhi, në Euronews Albania, e ka cilësuar atentatin në Rinas si një ngjarje jashtëzakonisht të rëndë, me mesazhe të shumta brenda botës së krimit të organizuar. Sipas tij, mënyra se si u ekzekutua Gilmando Dani tregon për veprimin e një grupi shumë të strukturuar dhe me përvojë në atentate të tilla. Ai shtoi se bëhet fjalë për një grup vrasësish profesionistë që kanë vepruar në disa ngjarje të viteve të fundit duke përfshirë dhe atentatin ndaj Brilant Martinajt. “Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë. Personazhi që u godit dhe mënyra si u godit, nuk ishte thjesht goditja nga Gilmando Dani, por sa herë përmendnim Gilmando Danin, automatikisht kishim përmendur Emiljano Shullazin dhe anasjelltas. Kjo ngjarje ka shumë mesazhe brenda, nuk është zgjedhur kot ai vend. Kam folur vazhdimisht për një...