Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kryebashkiaku Llatja: Turizmi kurativ, një motor i fuqishëm për ekonominë lokale të Treganit
Në Tregan, ku sezoni i turizmit kurativ po i afrohet fundit, ritmi mbetet i pandryshuar: kapacitete të tejmbushura, kërkesë e lartë dhe një fluks i qëndrueshëm vizitorësh. Ky është treguesi më i qartë i potencialit të kësaj zone dhe i rëndësisë që ajo ka fituar për zhvillimin rajonal.Gjatë vizitës së sotme në Hotel “Miza”, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, diskutoi me përfaqësues të bizneseve lokale mbi ecurinë e sezonit, sugjerimet dhe sfidat që ata hasin. Vizitorë nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, zgjedhin Treganin për cilësinë e ujërave termale, mikpritjen tradicionale, çmimet e favorshme dhe natyrën e paprekur që e rrethon.“Tregani është pjesë e ‘Paketës së Maleve’, një paketë strategjike që synon të forcojë investimet në turizmin malor,...