Media italiane: Mafia shqiptare po lulëzon, ndërsa Edi Rama bën PR global me fasada

Media italiane: Mafia shqiptare po lulëzon, ndërsa Edi Rama bën PR global me fasada

Një narcoshtet në ngritje, një kryeministër që bën marketing ndërkombëtar, dhe një marrëveshje Rama–Meloni që po shndërrohet në farsë. Në të njëjtën ditë, media italiane Domani botoi dy shkrime që zbulojnë brutalitetin e realitetit shqiptar: mafian që forcohet si strukturë transnacionale, dhe qeverinë shqiptare që shet projekte boshe ndërkombëtare, me koston e taksapaguesve italianë dhe me bekimin e Giorgia Melonit. Dy artikuj që, të vendosur krah për krah, tregojnë një të vërtetë të hidhur: Shqipëria po perceptohet si narcoshtet, ndërsa Edi Rama po bën PR global me fasada, qendra emigrantësh që nuk funksionojnë dhe aleanca politike të dobëta. Mafia shqiptare: Gratteri shpërthen bubullimën që Tirana nuk e përballon dot Domani publikon intervistën e kryeprokurorit të Napolit, Nicola Gratteri — një njeri që nuk flet kurrë...