Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nëna e tre fëmijëve bëhet gruaja e parë e ekstraduar nga Britania në Shqipëri
Një nënë shqiptare me tre fëmijë, përfshirë një foshnjë të sapolindur, është bërë gruaja e parë që ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg. Mediat britanike raportojnë se Lirie Delishi, 25 vjeçe, u urdhërua për t’u kthyer në atdhe nga gjyqtari britanik John Zani, i cili vendosi se interesi i Mbretërisë së Bashkuar për të mos u konsideruar “strehë e sigurt për kriminelët” ishte më i rëndësishëm se pretendimet e saj për shkelje të së drejtës familjare, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Autoritetet shqiptare kishin kërkuar ekstradimin e Delishit për të vuajtur një dënim katërmujor, pasi ajo u kap në vitin 2019 duke përdorur një pasaportë të rreme rumune gjatë një fluturimi nga Tirana drejt...