Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëse infektive në botë për 2024-ën
Bota E Enjte, 13 Nëntor 2025 09:35 Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se më shumë se 1.2 milion njerëz vdiqën nga tuberkulozi në vitin 2024, duke e bërë atë sëmundjen infektive më vdekjeprurëse në botë për një tjetër vit. Vdekjet nga tuberkulozi ranë me 3% krahasuar me vitin 2023 dhe numri i rasteve gjithashtu ra, me rreth 2% në nivel global. Rreth 10.7 milionë njerëz u infektuan me tuberkuloz në vitin 2024, 5.8 milionë burra, 3.7 milionë gra dhe 1.2 milionë fëmijë. Për herë të parë që nga pandemia Covid-19, e cila ndërpreu shërbimet shëndetësore, rastet dhe vdekjet kanë rënë”, tha Teresa Kasaeva, drejtuese e departamentit të HIV-it, tuberkulozit, hepatitit dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Vitin e kaluar, 5.9 miliardë dollarë ishin në dispozicion...